Ilustrim Sekuestrimi i armëve të zjarrit nga Policia e Rajonit të Prishtinës. Foto: Policia e Kosovës/Facebook.

Gjatë ditës së djeshme policia sekuestroi katër armë e disa copë municion

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme kanë gjetur e sekuestruar katër armë në lokacione të ndryshme dhe disa copë fishekë.

Tri armë janë gjetur e sekuestruar në regjionin e Prishtinës e një tjetër në Gjakovë.

Në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe gjatë kontrollit te i njëjti ka gjetur dhe konfiskuar nnjë armë dhe një karikator me 8 fishekë.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit dhe rasti është iniciuar si armëmbajtje pa leje.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër është regjistruar në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan. Një i dyshuar është arrestuar fillimisht nga policia nën dyshimin për kanosje me armë zjarri.

Në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë me 16 copë fishekë.

Në konsultim me prokurorin, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.

Në fshatin Sylevicë, në Podujevë, mbrëmë rreth orës 23:30 te një person është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë, në rrugën “Gasper Karaqi”, policia kishte arrestuar të dyshuarin dhe nga i njëjti ka sekuestruar një armë zjarri të llojit “TT” me një karikator dhe 8 fishekë.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.