Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gjashtë raste të dhunës ndaj vajzave dhe grave të raportuara gjatë 24 orëve

Ndaj pesë grave dhe një vajze është ushtruar dhunë fizike nga gjashtë të dyshuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Në raportin policor janë raportuar gjashtë raste të dhunës së burrave ndaj viktimave, pesë prej të cilave me lëndime trupore. Rastet kanë ndodhur në Viti, Vushtrri, Shtime, Zubin Potok, Gjilan dhe Zveçan.

Zveçan, Viti, Vushtrri, Gjilan dyshohet se burrat kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre, të cilat më pas janë dërguar për tretmane mjekësore. Viktima nga Gjilani pas tretmanit është dërguar te prindërit e saj. Ndërsa, në Shtime i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së bashkëshortes së tij. Kurse, në Zubin Potok një i dyshuar nga komuniteti serb ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje të po të njëjtit komunitet. 

Të gjithë të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa rastet janë nën hetim.

Të dielën, dy persona kanë vdekur  në lagjen “Kalabria” në Prishtinë. Një prej viktimave është grua e cila dyshohet se u vra me armë zjarri nga burri i saj, i cili pas aktit të vrasjes ka kryer vetëvrasje.

Në periudhën janar-shtator 2020 janë raportuar 1571 raste të dhunës në familje me 1596 viktima, prej të cilave janë evidentuar 1 mijë e 222 viktima vajza dhe gra.

Sipas Policisë, në periudhën janar-shtator të vitit 2020 gjashtë gra janë vrarë, katër prej të cilave cilësohen si ‘vrasje të rënda.’

Zubin Potok, sulmohet fizikisht një grua

Viti, arrestohet i dyshuari për sulm ndaj bashkëshortes së tij

Gjilan, sulmon fizikisht bashkëshorten

 

Vushtrri, arrestohet për sulm ndaj bashkëshortes

Zveçan, nën ndikimin e alkoolit sulmon bashkëshorten