Vushtrri, arrestohet për sulm ndaj bashkëshortes

Një i dyshuar është arrestuar në Vushtrri nën dyshimin se i ka shkaktuar lëndime bashkëshortes së tij.

Sipas Policisë, i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj viktimës pas një mosmarrëveshje mes tyre.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në periudhën janar-shtator 2020 janë raportuar 1571 raste të dhunës në familje me 1596 viktima, prej të cilave janë evidentuar 1 mijë e 222 viktima vajza dhe gra.

Sipas Policisë, në periudhën janar-shtator të vitit 2020 gjashtë gra janë vrarë, katër prej të cilave cilësohen si ‘vrasje të rënda.’