Gjenden të vdekur 2 persona në Prishtinë

Dy persona janë gjetur të vdekur në lagjen “Kalabria” të Prishtinës.

Rasti ka ndodhur në orën 09:00.

Vdekja u konstatua nga ekipi mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshiri në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent. Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor”, ka thënë Borovci.