Ilustrim

Zveçan, nën ndikimin e alkoolit sulmon bashkëshorten

Një person në Zveçan është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizkisht bashkëshorten e tij.

Në raportin policor thuhet se i dyshuari gjatë sulmit ka qenë nën ndikimin e alokoolit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në periudhën janar-shtator 2020  janë raportuar 1,571 raste të dhunës në familje me 1,596 viktima, prej të cilave janë evidentuar 1 mijë e 222 viktima vajza dhe gra.

Sipas Policisë, në periudhën janar-shtator të vitit 2020 gjashtë gra janë vrarë, katër prej të cilave cilësohen si ‘vrasje të rënda.’