Foto: Ilustrim

Gjakovë, pesë të arrestuar për sulm ndaj një personi

Një burrë nga Gjakova ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e tij të punës, pesë persona të panjohur me motor kishin hyrë në zonë të ndaluar dhe pasi u kishte tërhequr vërejtjen, njëri prej tyre e kishte sulmuar.

Në raportin policor thuhet se viktima ka marr trajtim mjekësor, ndërsa pesë të dyshuarit janë arrestuar.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.