Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Gjakovë, një grua raporton në polici se është dhunuar seksualisht

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se një grua në Gjakovë ka raportuar se një burrë e ka dhunuar.

Sipas policisë njësitet policore kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin.

Tutje policia sqaron se në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit  është dërguar në mbajtje.

Rasti sipas policisë është duke u hetuar.