Foto: Ilustrim

Gjakovë, i mituri theri me thikë pa dashje shokun e tij të mitur

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një të mitur në Gjakovë, nën dyshimin se duke luajtur, pa dashje ka therur me thikë shokun e tij, po ashtu i mitur.

Policia thotë se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe thika e cila dyshohet se është përdorur është sekuestruar.

Sipas raportit policor, viktimës iu është ofruar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.