Foto: KALLXO.com Ilustrim

Gjakovë, arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture

Një rast i ngacmimit seksual dyshohet se ka ndodhur dje në Gjakovë.

Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

“Sipas viktimës i dyshuari vazhdimisht e ngacmon seksualisht”- thuhet në raportin e Policisë.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.