Foto: Ilustrim

Gjakovë, arrestohet i dyshuari për ngacmim

I dyshuari F.M. 24 vjeçar, është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kryer veprën penale “ngacmim”.

I dyshuari ka qenë në kërkim nga policia dhe është arrestuar me urdhër të gjykatës në Gjakovë, njofton Policia.

“Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë”- thuhet në njoftimin e Policisë.