Gjakovarët mbledhin ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Gjakovë po ofron ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri.

Qytetarët e Gjakovës kanë grumbulluar rroba, batanije e ushqim për viktimat e tërmetit në Shqipëri, e sidomos atyre në Durrës dhe Tiranë.

Mbledhja e këtyre ndihmave po bëhet në çarshinë e vjetër tek zyret e KVRL-së.

Kujtojmë se tërmeti i parë e ka goditur Shqipërinë sot rreth orës 03:55 të mëngjesit dhe ekipet e emergjencave kishin nisur menjëherë të ju dalin në ndihmë personave që kishin mbetur të ngujuar.

Nga ky tërmet është prekur qyteti i Durrësit, Thumana dhe Kurbini. Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana.

Si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë, raportohet se numri i viktimave është 16.