Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gëzim Kelmendi: Tubimet politike janë zullum mbi qytetarët

Kandidati për deputet, Gëzim Kelmendi nga partia FJALA, i ftuar në DebatPernime tha është e padrejtë për qytetarët që të mbahen tubime politike dhe të rrezikohet shëndeti i tyre.

“Ne partia FJALA kemi pezulluar çdo aktivitet për të ruajtur qytetarët e Kosovës. Ne konsiderojmë se është e padrejtë apo zullum për qytetarët që deri me 3 shkurt kanë paguar dënime e sot po i ftojnë nëpër tubime vetëm për një grusht vota. Nëse një politikan gjatë mandatit nuk ka arritur ta bindë qytetarin me punën e tij, a do ta bind tubimi qytetarin”, ka thënë Kelmendi.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Shemsedin Dreshaj nga  AAK, Gëzim Kelmendi nga FJALA dhe Hatim Baxhaku nga LDK.

Debati transmetohet në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.