Gaza, 12 tetor 2023, Foto: REFL/REL

Gaza, raportohet për sulmet ajrore më të rënda që nga fillimi i luftës

Zëdhënësi ushtarak izraelit Daniel Hagari ka paralajmëruar se sonte mbi gaza do të ndodhë një sulm i madh.

Siç raporton BBC, Hagari ka thënë se “Ne sulmojmë me forcë të madhe. Sonte dhe çdo ditë, sonte tani ka një sulm të rëndësishëm.”

Gazetari i BBC, në Rripin e Gazës, Rushdi Abualouf, ka thënë se sonte ka parë sulmet ajrore më intensive që nga fillimi i luftës.

Ai ka thënë se sulmet janë përqendruar në veri-perëndim të Gazës, me kampin e refugjatëve në Plazh – i njohur gjithashtu si kampi i Shatit – i bombarduar rëndë./BBC