Ilustrim

Fushë-Kosovë, zbulohet bastorja e paligjshme

Është arrestuar dje një person në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë pasi në lokalin e tij është zbuluar veprimtari e kundërligjshme.

“Në cilësi të provave materiale nga lokali i të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një server i modifikuar, një skaner për regjistrimin e tiketave të lojës, një DVR i kamerave, një hardisk, një printer i tiketave, dy monitorë të kompjuterëve, një shtëpizë e kompjuterit dhe një thes i mbushur me tiketa të luajtura”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.