Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Fushë Kosovë, vdes shtetasja argjentinase, një i dyshuar për vrasje

Një shtetase e Argjentinës, dyshohet se si pasojë e lëndimeve të marra ka vdekur në QKUK.

Viktima dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar së bashku me te dyshuarin shtetas zviceran.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti ne procedure hetimore.

Rasti po trajtohet si vrasje.