Foto: Ilustrim

Fushë Kosovë, vdes një sirian pasi u godit nga një veturë

Një shtetas sirian ka vdekur dje në fshatin Harilaq të Fushë Kosovës, pasi u godit nga një veturë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar personi, që dyshohet se e ka goditur me veturë këmbësorin.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes dje kishte dalë prokurori i shtetit dhe një ekip mjekësor.

Mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

Tutje është bërë e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti ka ndodhur në ora 17:26.

Artikulli është përmirësuar në ora 23:38, 12 mars, pas konfirmimit se Policia e Kosovës ka ofruar informacion të pasaktë në raportin 24 orësh për identitetin gjinor të viktimës.

KALLXO.com kishte raportuar fillimisht duke cituar njoftimin e Policisë së Kosovë se viktima është grua, mirëpo pas disa orëve, ekipi i KALLXO.com ka konfirmuar se viktima është një burrë, shtetas sirian.

Këtu mund ta gjeni artikullin e plotë për informacionin e pasaktë të ofruar nga Zyra për Media e Policisë së Kosovës.