Fushë Kosovë, vdekje e dyshimtë e foshnjës

Një vdekje e dyshimtë e një foshnje në Fushë Kosovë është raportuar nga Policia e Kosovës.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bresje të Fushë Kosovës ishte konfirmuar vdekja e foshnjës nga mjeku kujdestar.

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Është raportuar se në QKMF Bresje, Fushë Kosovë është një foshnje mashkull pa shenja jete. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me mjekun kujdestar i cili ka konfirmuar se trupi i foshnjës është pa shenja jete dhe se nuk ka shenja të dukshme të dhunës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pa jetë  i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.