Ilustrim

Fushë-Kosovë, shtiu me "Kallashnikov" në aheng familjar, shoqërohet në Polici

Një burrë është shoqëruar në stacionin policor nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Pas rastit, Policia i ka sekuestruar një armë automatike “AK-47”, një karikator dhe dy gëzhoja, të cilat ishin gjetur në vendin e ngjarjes.

Rasti ka ndodhur në Fushë-Kosovë rreth orës 19:00 më 20.04.2024.

Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.