Ilustrim

Fushë Kosovë - Gruaja sulmohet seksualisht në hyrje të banesës

Një rast i sulmit seksual ndaj një gruaje ka ndodhur dje në Fushë Kosovë. Viktima siç njofton Policia derisa ishte duke hyrë në banesën e saj është sulmuar seksualisht nga person i panjohur.

“Viktima kosovare ka raportuar se derisa ishte duke hyrë në banesën e saj, një person i panjohur (mashkull ) e ka ngacmuar seksualisht. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.