Ilustrim

Fushë-Kosovë, arrestohet një i mitur i dyshuar për vjedhje të rënda

Policët e stacionit në Fushë-Kosovë kanë arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në dy raste të vjedhjeve të rënda dhe në një rast të shpërdorimit të pasurisë së huaj.

Sipas njoftimit të Policisë, rastet e vjedhjeve të rënda janë raportuar dje (12.12.2023), me ç’rast në lokacione të ndryshme nga dy vetura janë vjedhur shuma të parave (mbi 200 €).

Ndërsa rasti i shpërdorimit të pasurisë ka ndodhur më 6 dhjetor, në parkun afër rrugës “Abedin Sogojeva”, në Fushë-Kosovë, ku ankueses i është marrë portofoli me dokumente dhe një shumë e parave (mbi 300 euro).

Personi i dyshuar, i mitur, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.