Uji

Fushë Kosova dhe një lagje e Prishtinës mbeten pa ujë për shkak të reshjeve të shiut

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se Fushë Kosova dhe lagjja Kalabria në Prishtinë do të mbeten pa ujë nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Kjo do të ndodhë për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë rënë ditën e sotme në vendin tonë dhe kanë krijuar turbullirë e ujit në kanalin e Ibrit.

“Andaj jemi detyruar që për shkak të ruajtjes së kualitetit dhe stabilimenteve elektromakinerike të ndërprejmë prodhimin e ujit nga Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj”, thuhet në njoftim.

Ky Impiant është tashmë jashtë funksionit.

KRU “Prishtina” njofton se do të njoftojnë për veprimet e radhës në varësi edhe të kushteve atmosferike.