Foto: Policia e Kosovës, Facebook

FOTO - Policia kërkon ndihmë për identifikimin e dy të dyshuarave për vjedhje

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dy të dyshuara për vjedhje duke publikuar fotot e tyre.

“Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, vjedhje, që ka ndodhur me datën 01.04.2023, në një market në Prishtinë” – thuhet në njoftimin e policisë.

Stacioni policor Qendra në Prishtinë këtë kërkesë thotë se e ka bërë me autorizim nga prokuroria kompetente.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre,, policia kërkon që të kontaktohet në numrin e telefonit 192.