(FOTO) Mblidhen deputetët e LVV-së

Anëtarët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar të mbledhen në selinë e partisë.

Sot parapahet që ky grup të mbajë një takim.

Ende nuk dihet se cilat jane temat që do të diskutohen brenda sallës ku do të mbahet mbledhja. Megjithatë sipas deputetes Albulena Haxhiu në diskutim do të jetë edhe pozita e Kryetarit të Kuvendit.

Kujtojmë se LVV dhe LDK ende nuk kanë arritur një marrëveshje sa i përket koalicionit qeverisës.

Nesër pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Pengesë në arritjen e këtij koalicioni ka qenë çështja e zgjedhjes së Presidentit, i cili zgjidhet në pranverën e vitit 2021.

LDK kishte preferuar që para se të bëhej koalicioni mes tyre të merrej vesh edhe për çështjen e presidentit ndërsa për këtë nuk po pajtohet Lëvizja Vetëvendosje.