Angela Merkel dhe Albin Kurti, Foto: Facebook

FOTO- Kurti e takon kancelaren Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë vizitës në Tiranë ka takuar kryeministrat e vendveve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim ka marrë  pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Merkel dhe liderët kanë realizuar edhe një fotografi, me distancë nga njëri-tjetri.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ia ka ndarë një medalje mirënjohjeje kancelares së Gjermanisë Angela Merkel. Kancelarja gjermane ndodhet në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit.

Rama dhe Merkel do të kenë një adresim para mediave sot nga ora 14:35.

Foto: ABC News
Foto: Facebook