Ilustrimi: Kallxo.com

Florian Dushi publikon rezultatet e përgjithshme: LDK rikthehet e para

Anëtari në KQZ nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi ka publikuar një tabelë në të cilën LDK renditët subjekti i parë politik në Kosovë.

Gjithsej sipas kësaj tabele LDK ka fituar 170 mijë e 134 vota në zgjedhjet lokale të 17 tetorit dhe 206 ulëse në Kuvendet Komunale.

“Lidhja Demokratike e Kosovës rikthehet e para, e gatshme t’i shërbejë vendit ndershëm dhe me përulësi për besimin e dhënë”, ka shkruar ai.

Ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje renditet e dyta me 168 mijë e 84 vota dhe 193 asamblist nëpër komuna.

Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet lokale referuar kësaj tabele ka fituar 206 ulëse në Kuvendet Komunale ndërsa ka marrë 161 mijë e 645 vota.

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listat e kanidatëve që kanë fituar ulëse në Kuvendet Komunale në Kosovë.