Foto: Atdhe Mulla

Fjalët e para të Biden: Do të jem President i të gjithë Amerikanëve

Demokrati Joe Biden, mori mbi 270 votat elektorale, të mjaftueshme për tu zgjedhur Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E, menjëherë pasi rezultatet treguan se ai mposhti Donald Trump, bëri një postim në rrjetin shoqëror Twitter.

“Amerikë, jam i nderuar që më ke zgjedhur mua për të udhëhequr vendin tonë të madh. Puna përpara nesh do të jetë e vështirë, por unë ju premtoj këtë: Unë do të jem një President për të gjithë Amerikanët – pavarësisht nëse ju keni votuar për mua apo jo. Unë do të ruaj besimin që ti më ke dhënë”, shkroi Biden ku edhe postoi një video.