Fermerët në Bullgari përpiqen të mbajnë gjallë industrinë e trëndafilit

Pavarësisht se është prodhuesi kryesor në botë i vajit të trëndafilit, një përbërës i rëndësishëm për ilaçe dhe parfume, industria shekullore e Bullgarisë po përballet me vështirësi.

Fillimisht ndikimi i COVID-19, pasuar nga mungesa e vjelësve, dhe tani nga një kërcënim që vjen nga rregulloret e reja të Bashkimit Evropian.

Këto pengesa kanë krijuar kushte të vështira në fushat e gjera të trëndafilave të vendit.

“Çdo vit ne pësojmë humbje për shkak të luleve që nuk vilen. Me sa duket, pagat që ne ofrojmë nuk janë mjaft konkurruese” – thotë fermeri Hristo Nikolov.

Bullgaria plotëson 70 për qind të kërkesës globale për vaj trendafili të destiluar.

Sfida më e madhe e fermerëve është mungesa e vjelësve, të cilët, sipas tyre, shkojnë në Francë, ngaqë paguhen më shumë.

“Sfida e konkurrimit është pothuajse e pakapërcyeshme kur ne u ofrojmë punëtorëve 20 ose 30 euro në ditë. Por, atyre në Francë u ofrohen 80 deri në 100 euro në ditë. Sigurisht secili do të hipë në avionin e parë dhe të shkojnë në Francë… Çdo vit 500 deri në 1500 punëtorë nga rajoni ynë këtu në Karlovë, po flasim për punëtorë tradicional të bujqësisë, shkojnë të punojnë në Francë”- thotë Nikolov.

Dhjetë për qind e plantacioneve të trendafilave në Bullgari janë mbyllur këtë vit./REL