Flamuri i Serbisë në Beograd, nëntor 2022 Foto: Gentiana Ahmeti/ KALLXO.com

Serbia përfundon punimet për ndërlidhjen në një tubacion gazi në Bullgari

Të dielën Serbia u dha fund punimeve për ndërlidhjen në një tubacion gazi në Bullgari, çka do t’i mundësojë uljen e varësisë nga Rusia.

Kjo nyje lidhëse do të vërë në funksion tubacionin nga qyteti Novi Iskar në Bullgari drejt qytetit serb të Nishit, duke i dhënë mundësi Serbisë që të ketë qasje tek gazi që vjen nga Azerbajxhani dhe terminali i gazit të lëngshëm në portin Aleksandropolis të Greqisë.

Komisioni Evropian dhuroi 49.6 milionë euro për ndërtimin e tubacionit ndërlidhës. 25 milionë euro u siguruan përmes një kredie nga Banka Evropiane e Investimeve ndërsa 22.5 milionë u siguruan nga Serbia.

“Me këtë tubacion po sigurojmë furnizime alternative me gaz, përveç gazit rus”, tha ministrja serbe e energjisë, Dubravka Djedovic Handanovic. Në ceremoninë e organizuar në Nish morën pjesë edhe Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe Presidenti i Rumanisë Rumen Radev.

“Sot po ndryshojmë hartën energjetike të Evropës”, tha zoti Radev. “Tubacioni është i rëndësishëm për të gjithë rajonin. Lufta në Ukrainë na bëri të mendojmë për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe mbështetje”.

Më 15 nëntor, Serbia nënshkroi një marrëveshje me Azerbajxhanin për të blerë 400 milionë metra kub gaz natyror në vit duke filluar nga viti 2024./VOA