Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Ferizaj, voziti me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, 22-vjeçarit i konfiskohet patentë shoferi për 6 muaj

Një shoferi 22-vjeçar, i cili sipas Policisë ka vozitur me gati dyfishin e shpejtësisë së lejuar, i është konfiskuar patentë shoferi për 6 muaj.

Po ashtu, atij i është shqiptuar gjobë 300 euro dhe 3 pikë negative.

Policia ka treguar se sot rreth orës 17:40 në rrugën “Rexhep Bislimi”, në Ferizaj, është ndaluar shoferi H.S. i moshës 22-vjeçare, i cili në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 78 km/h.

Policia u ka bërë thirrje shoferëve të automjeteve të respektojnë shenjat dhe rregullat e qarkullimit në komunikacion.