Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Ferizaj, postierit të ushqimit dyshohet se iu vodhën 45 euro nën kërcënim të thikës

Një burrë në Ferizaj ka raportuar në Polici se mbrëmë deri sa ai ka qenë duke dërguar porosi ushqimi në lokacionin që kishte marrë porosinë, dy persona nën kërcënimin e thikës i kanë marrë ushqimin dhe 45 euro.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se nuk ka ndonjë të lënduar nga ky rast.

“Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti në procedurë hetimore” – thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, ky rast ka ndodhur rreth orës 21:30.