Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Ferizaj, Policia fillon hetimet për një faqe në Facebook që kishte bërë thirrje për urrejtje fetare

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka filluar hetimet për një faqe në rrjetin social në Facebook, e cila kishte shpërndarë video ku një person i dyshuar ka nxitur dhe ka bërë thirrje për urrejtje fetare, në sheshin e Ferizajt.

Sipas Policisë së Kosovës, dje me 31.03.2024 njësiti i hetimeve në konsultim me prokurorin ka inicuar rastin, i cili është në procedurë hetimore.