Ferizaj, po voziste nën ndikimin e alkoolit, i konfiskohet patentë shoferi për 6 muaj dhe gjobë 200 euro

Policia ka njoftuar se në dy raste të ndara u ka shqiptuar gjobë dy vozitësve në Ferizaj për shkak se kanë shkelur rregullat e komunikacionit.

Përveç gjobës, atyre u është konfiskuar patentë shoferi për disa muaj.

Në rastin e parë, në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë, në fshatin Prelez, rreth orës 5:20 Policia ka ndaluar personin F.A, 38-vjeçar, dhe ka vërejtur se ai ka drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit.

“Pas testimit me alkooltest ka rezultuar 0.75 promila dhe për këtë policia i shqiptoi gjobën prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa, në ora 18:00, në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në hyrje të Kaçanikut, një 23-vjeçar, A.L., me veturë ka bërë tejkalimin në vijë të plotë dhe për këtë policia i ka shqiptuar një gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse – heqje e patentë shoferit.