Ferizaj, një 18-vjeçar vdes në vendin e punës

Një 18-vjeçar dyshohet se ka vdekur në vendin e punës në një fabrikë në fshatin Nikadim të Ferizajt.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, rreth orës 15:30 nga Qendra Emergjente në Ferizaj jemi njoftuar se një person, mashkull i moshës rreth 18 vjeçar është sjellur pa shenja jete. Ekipe të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se viktima dyshohet se kishte ndërruar jetë në vendin e punës në një fabrikë në fshatin Nikadim të Ferizajt” – ka thënë Veseli.

Në lidhje me këtë rast, Veseli thotë se është njoftuar edhe prokurori kujdestar i Prokurorisë së Ferizajt.

Tutje, zëdhënësi ka shtuar se sipas mjekëve kujdestarë dyshohet për vdekje natyrore.