Ferizaj komuna më e prekur numri i të infektuarve arrin në 90

Komuna e Ferizajt sot ka regjistruar edhe 9 raste të tjera me virusin COVID-19, duke e arritur shifrën totale të të infektuarve në 90.

Ferizaj është komuna më e prekur deri më tash në Kosovë, nga coronavirusi.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, 7 raste janë me vendbanim në qytet, ndërsa 2 të tjera janë në fshatin Kosinë të Ferizajt.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 295 mostra të testuar, 51 prej tyre kanë dalë pozitiv me COVID-19, duke e rritur numrin në total të infektuarve në Kosovë në 561.

Ndërsa prej sipas njoftimi janë shëruar 9 persona, ku numri i të shëruarve ka shkuar në 102., kurse kanë vdekur 12 persona.

Rezultatet e testeve për COVID-19, mbi 50 raste të reja