Ferizaj, i mituri dënohet me 5 vjet burg për sulm seksual ndaj 5-vjeçares

Gjykata e Ferizajt ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të miturit A.H., i cili sipas propozimit për shqiptimin të burgimit për të mitur të Prokurorisë, ka kryer veprën penale – sulm seksual.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Kadrije Goga – Lubishtani, pas mbajtjes së shqyrtimeve gjyqësore dhe administrimit të të gjitha provave, të miturin A.H. sipas propozimit të Prokurorisë i shqiptoi dënim burgimi për të mitur në kohëzgjatje prej 5 vjet, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

I mituri në korrik të vitit 2020 në oborrin e shtëpisë së tij, konkretisht pas shtëpisë, e ka prekur të dëmtuarën e mitur e moshës 5-vjeçare për qëllime seksuale, ku pas ekzaminimit në Qendrën Emergjente në Ferizaj nga gjinekologu vërehen njolla gjaku në organin gjenital të 5-vjeçares.

Sipas njoftimit të Gjykatës, kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës së Ferizajt.