ILUSTRIM: Kosovo Police/ Facebook

Ferizaj, babai dyshohet se e rrahu vajzën e tij 12-vjeçare

Dy persona janë arrestuar për dhunë në familje nga Policia e Rajonit të Ferizajt.

Sipas policisë, për shkak se kishte ushtuar dhunë ndaj vajzës së tij, në fshatin Sazli të Ferizajt është arrestuar personin me inicialet A.M, 39-vjeçar, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje i kishte shkaktuar lëndime trupore vajzës së tij 12-vjeçare, e cila më pas kishte pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, në Shtime policia ka arrestuar personin inicialet B.A. 28-vjeçar, i cili dyshohet se kishe sulmuar gruan e tij SH.B. 29-vjeçare, i duke shkaktuar lëndime trupore.

Pas intervistimit, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.