Ferizaj, arrestohet gruaja që tentoi ta vriste burrin me thikë

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një grua, e cila dyshohet se ka sulmuar me thikë bashkëshortin e saj.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur sot rreth orës 8:00 në Ferizaj.

Gruaja Q.B. e moshës 29-vjeçare kishte sulmuar me thikë bashkëshortin e saj me inicialet B.K. i moshës 32-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime  trupore.

Tutje Polica sqaron se personi i lënduar pasi kishte pranuar ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.

E dyshuara, sipas Policisë, është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

Ndërsa pasi është intervistuar nga hetuesit rajonalë  në prezencë të avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare, me vendim të prokurorit të Prokurorisë së Ferizajt është iniciuar rasti – vrasje e mbetur në tentativë dhe është dërguar në mbajtje 48-orëshe për procedura te mëtejme hetimore.