Foto: CNN

Fëmijët në Spanjë dalin jashtë për herë të parë pas 6 javësh

Fëmijët në Spanjë dolën jashtë shtëpive të tyre për herë të parë këtë të diel që kur u vendos gjendja e jashtëzakonshme më 14 mars, si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19.

Fëmijët të cilët kishin dalë për shëtitje gjatë ditës së sotme kanë thënë se janë duke kaluar mirë, kur u pyetën se si ndiheshin pasi kishin mundësi të dilnin jashtë shtëpive të tyre në Madrid, raporton CNN.

“Ne e vlerësojmë që jemi në gjendje të dalim jashtë sepse qëndrimi në shtëpi ishte shumë i mërzitshëm, edhe pse kemi PlayStation dhe mund të flasim me miqtë tanë në WhatsApp dhe thirrje me video, është mirë që të jemi në gjendje të dalim jashtë dhe të marrim pak ajër të pastër sepse po ndiheshim pak të mërzitur në shtëpi”, tha Abel Sanchez, 14 vjeç, për CNN.

Qeveria njoftoi këtë javë se që nga sot fëmijët deri në moshën 14 vjeç tani do të mund të luajnë jashtë për një orë në ditë, ndërsa shoqërohen nga një i rritur.

Ata nuk lejohen të largohen më larg se 1 kilometër nga shtëpia e tyre.

Spanja është vendi i dytë me më së shumti të prekur me COVID-19 në botë, duke numëruar gjithsej 223,759 persona të infektuar, 22,902 të vdekur dhe 95,708 të shëruar.