‘Europa Nostra’ merr në mbrojtje objektin e Teatrit Kombëtar në Tiranë

Organizata “Europa Nostra” e ka renditur objektin e Teatrit Kombëtar të Tiranës në mesin e objekteve më të rrezikuara në Europë, të cilat i takojnë trashëgimisë kulturore.

Ndërtesa e Teatrit Kombëtar të Tiranës, është renditur në mesin e 14 objekteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës. Madje objekti i këtij teatri  i prinë listës së programit “7 zonat e trashëgimisë kulturore më të rrezikuara në Evropë”, për 2019 të publikuar në webfaqen e “Europa Nostra”.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatri, nga Tirana përfshirjen ndërtesës  në këtë listë e konsideron si një fitore  “që hedhë poshtë propagandën e qeverisë mbi mungesën e vlerave historike këtij teatri”

“Europa Nostra ka shpallur zyrtarisht Teatrin Kombëtar si një nga 14 finalistët për tu përfshirë në programin për “7 sitet e trashëgimisë kulturore më të rrezikuara në Evropë”. Përfshirja në listën finale do të angazhonte rrjetin dhe partnerët e Europa Nostra për shpëtimin dhe restaurimin e godinës. Mbi të gjitha, ky emërim hedh poshtë propagandën e qeverisë mbi mungesën e vlerave historike të godinës”, thuhet në njoftimin e Aleancës për mbrojtjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar të Tiranës.

Për më se dy vjet mes Qeverisë në Tiranë dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, është duke u zhvilluar një përplasje e ashpër për ndërtesën e teatrit. Vendimi i Qeverisë Shqiptare për rrëzimin e ndërtesës aktuale për të ndërtuar një të re, shkaktoi reagime të tek një pjesë e madhe e komunitetit kulturor në Shqipëri dhe jashtë, duke prodhuar edhe protesta për mbrojtjen e ndërtesës.

“Europa Nostra” merret me politikat zhvillimore që lidhën me trashëgiminë në nivelin e BE-së, me qëllim të përfshirjes së trashëgimisë në politikat dhe veprimet e BE-së, dhe sigurimin e fondeve të përshtatshme për trashëgiminë.

Kjo organizatë është në partneritet të ngushtë me institucionet e BE-së dhe Këshillin e Evropës dhe institucionet tjetra që merrem me trashëgiminë në nivel global.