Eprori i Policisë i dyshuar për fajde lirohet nga burgu

Eprori i Policisë në Drejtorinë e Policisë në Ferizaj, Kadri Kadriu, është liruar nga paraburgimi gjatë ditës së sotme ndërsa masa i është zëvendësuar me arrest shtëpiak.

KALLXO.com mëson se Kadri Kadriu me gradën kapiten në Policinë në Ferizaj i është zëvendësuar masa e sigurisë pas orës 15:00.

Në lidhje me këtë rast tutje siç mëson KALLXO.com, për vendimin e gjykatës në lidhje me zëvendësimin e masës së sigurisë për kapitenin e Policisë, Prokuroria do të ushtroj ankesë.

Përveç kapitenit të Policisë, është liruar nga paraburgimi edhe njëri nga të arrestuarit në po të njëjtën ditë i cili ishte qytetar.

Kadri Kadriu zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës ka përfunduar në pranga më 16 shkurt të këtij viti pasi u kap në flagrancë duke pranuar para të fajdeve. KALLXO.com solli pamjet ekskluzive kur Inspektorati Policor i Kosovës së bashku me Prokurorinë e Ferizajt kanë zhvilluar hetimet e më pastaj edhe arrestimin e të dyshuarit.

Pamje ekskluzive: Arrestimi i komandantit të Policisë për fajde – LIVE