Dhuna në familje - Foto: REL/Shutterstock

Edhe një grua rrahet nga burri

Një person në Pejë është arrestuar.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovë, ai dyshohet se ka rrahur gruan e tij pas një mosmarrveshje.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Dhuna fizike ka ndodhur rreth orës 22:00 të datës 29 korrik 2020, ndërsa Policia e Kosovës të dyshuarin e ka arrestuar një ditë pas.