Edhe një grabitje tjetër në Prishtinë - VIDEO

Policia e Kosovës ka njoftuar edhe për një grabitje të dytë në mëngjesin e sotëm.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën Bill Klinton dhe dyshohet të jetë kryer nga një person i armatosur.

“Rreth orës 10:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në kryqëzimin e rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë . Policia  ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para  dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person”, ka thënë Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për KALLXO.com.

Gjithashtu si ka treguar se tashmë policia ka filluar hetimet me qëllim ndriçimin e rastit.

Sërish grabitje në Prishtinë