ilustrim

E raportuan se gjuajti me armë zjarri në oborrin e shtëpisë, i dyshuari ua dorëzon policëve kallashnikovin dhe dy pistoleta

Mbrëmë rreth orës 22:00 Policia mori informacione për gjuajtje me armë në fshatin Keqekollë në Prishtinë.

Një burrë dyshohet se kishte gjuajtur me armë zjarri në ajër nga oborri i shtëpisë së tij.

Policia posa kishte pranuar informacionet ishte nisur drejt vendit të ngjarjes.

Atje njësitet policore nisën edhe një kontroll tek i dyshuari.

Ky i fundit vullnetarisht kishte dorëzuar para Policisë një kallashnikov me 51 fishekë, një pistoletë të llojit “TT”, një pistoletë tjetër të llojit CZ me 12 fishekë dhe 14 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dhënë urdhër që të dërgohet në mbajtje.