Ilustrim

E mashtruan për vizë gjermane dhe ia morën 1500 euro, arrestohen dy persona në Podujevë

Dy persona kanë përfunduar prapa grilave pasi të njëjtit po dyshohet se kanë mashtruar një person.

Sipas forcave të rendit, të dyshuarit kanë mashtruar një person për vizë gjermane duke ia marrë 1500 euro.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit në bashkëpunim edhe me dy të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë mashtruar viktimën mashkull kosovar me premtimin se do t’i siguronin termin për vizë në ambasadën gjermane ku i njëjti kishte paguar 1500 €” – thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit dy te dyshuar dërgohen në mbajtje  ndërsa dy te dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt