Dyshohet se theri me thikë një person, pas katër ditëve i mituri paraqitet në polici

Më 4 nëntor, katër ditë pas ka ndodhur një therje në rrugën “Muharrem Mitrovica” në Pejë, i mituri i dyshuar është paraqitur në Stacionin Policor të Kosovës.

I dyshuari është paraqitur në polici bashkë me avokatin e tij.

Ai ka qenë në kërkim që nga dita kur është therur një person në Pejë.

I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.