Ilustrim

Dyshohet se shiste drogë në banesën e tij, arrestohet i dyshuari

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në kuadër të Policisë së Kosovës në Prizren ka arrestuar një person të dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

I arrestuari dyshohet se nga banesa e tij në intervale të ndryshme kohore ka shitur dhe shpërndarë substanca të dyshuara të llojit marihuanë.

Policia ka njoftuar prokurorin dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është kontrolluar banesa e të dyshuarit.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan një qese plastike me substancë të dyshuar marihuanë me peshë 14.56 gramë, një tjetër qese e dyshuar me marihuanë me peshë prej 1.69 gramë, 112 euro para të gatshme, një telefon dhe një pako me folje alumini.

Personi i arrestuar u intervistua dhe ndaj tij u shqiptua masa e ndalimit policor.

Policia ka njoftuar se informacionet për të dyshuarin i ka marr me datë 04.06.2024 rreth orës 19:00.