(Ilustrim) Foto: KALLXO.com

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e rëndë në tentativë në ‘Breg të Diellit’ në Prishtinë

Policia e Kosovës e ka arrestuar personin e dyshuar lidhur me një vrasje të rëndë në tentativë.

Rasti kishte ndodhur me datën 13.06.2024 në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. KALLXO.com kishte raportuar nga vendi i ngjarjes.

Policia bën të ditur se i arrestuari është H.V., 23-vjeçar.

Ndërsa, sipas PK-së, në banesën e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë AK-47, një revole, një granatë dore, një thikë etj.

“Pas intervistimit, personi i dyshuar  me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Një grua, kalimtare e rastit, pësoi gërvishtje si pasojë e plumbave që u shkrepën në kryeqytet javën e shkuar.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh njoftoi se në vendin e ngjarjes ishin gjetur 19 gëzhoja plumbash.