Kishte publikuar fotografi me armë, policia e arreston të dyshuarin pas dy vjetësh

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 18.06.2024 ka arrestuar një person i cili para dy vjetësh kishte publikuar në rrjete sociale fotografi  me pushkë gjuetie.

Siç njofton Policia në raportin 24-orësh, arma e zjarrit është sekuestruar, ndërkaq me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Leskovec të Prizrenit.