Foto: KALLXO.com Ilustrim

Dyshohet se kreu veprën penale 'Dhunim' duke i prezantuar si polic, arrestohet i dyshuari

Një burrë 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ai ka kryer veprën penale “Dhunim”.

Sipas njoftimit policor, ekzistojnë dyshimet se i arrestuari po ashtu ishte prezantuar rrejshëm si zyrtarë policor.

Ngjarja kishte ndodhur më 10 shtator të vitit të kaluar, përderisa pas një pune hetimore disa mujore të Policisë sot është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari, R. S.

“Mbështetur në rezultatet e hetimit, personi i dyshuar R. S., 38-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se veprën e dhunimit, ndaj ankueses e ka kryer, duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor” – ka thënë Policia.

Tutje është njoftuar se me vendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të dënimit, pasi që ndaj tij kanë qenë 7 urdhëresa aktive nga gjykata.