Ilustrim

Dyshohet se deklaroi rrejshëm se i thyen xhamin e veturës e i vendosën karikatorin me fishekë, arrestohet nga policia

Policia ka arrestuar një person nën dyshimin për deklarim të rremë.

Rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit gjatë ditës së djeshme në fshatin Gjurakoc të Komunës së Istogut.

Sipas raportit policor, fillimisht i dyshuari në cilësinë e ankuesit kishte raportuar se persona të panjohur i kishin thyer xhamin e veturës dhe i kishin vendosur një karikator me tre fishekë.

Karikatori dhe fishekët janë konfiskuar nga policia ndërsa rreth orës 16, dje, i njëjti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, kur edhe kishte pranuar se kishte raportuar rrejshëm në lidhje me rastin.

Sipas të njëjtit, raportimin e kishte bërë për shkak se me personat e dyshuar kishte një problem të mëhershëm.

I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.